Ferizaj

Rexhepi: Labinot Tahiri nuk më mbështeti asnjëherë

By FerizajPress

November 13, 2017

Ish-kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Amir Rexhepi, po e kundërshton marrëveshjen e koalicionit të nënshkuar dje nga kryetari i LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, që është edhe kandidat për të parin e komunës, me kryetarin e AKR-së Labinot Tahirin. Rexhepi thotë se kjo marrëveshje është joparimore. “Kjo marrëveshje është bërë pa pëlqimin tim, unë e kundërshtoj këtë marrëveshje, kam qenë kundër kësaj, kam qenë kundër pazareve e kundër ndarjes së pozitave, unë qëndroj prapa kësaj se nuk e mbështes këtë koalicion në Ferizaj. Janë zhvilluar takime mes Labinot Tahirit me Muharrem Svarqën, me nënkryetarin e degës Ibrahim Hysenin, unë nuk kam qenë prezent në ato takime, nuk e di se çfarë është diskutuar, ka ardhur një ofertë dhe e ka votu kryesia, është vendimi i kryesisë, qëndrimi im ka qenë kundër, jam deklaruar edhe në mbledhjen e kryesisë që nuk do ta mbështes këtë marrëveshje po e them me pazare sepse precizohet në marrëveshje se sa drejtori do t’i ketë AKR-ja, ndërsa unë kam qenë për një marrëveshje parimore për të mirë të qytetit’’, tha ai. Rexhepi tha se përkrahja për të nga kryetari i degës së AKR-së Labinot Tahiri, mungoi gjatë gjithë fushatës zgjedhore. ‘’Unë e kam pasur mbështetjen e presidentit Pacolli, ai ka insistu që dega mos të jetë pa kandidat dhe kam hyrë me miratimin e tij, ndërsa Labinot Tahiri ka hezitu, mirëpo dhe ai ka vendos që unë ta përfaqësoj degën, ndërsa sa e kam pas mbështetjen e tij e kanë parë edhe mediat sa më ka mbështet ai, ai vetë është deklaruar në zyrat e LDK-së kur ishin duke nënshkruar marrëveshjen se babai i tij është votues i LDK-së, po ashtu edhe motra e tij, që do të thotë se gjatë fushatës e kanë mbështetur kandidatin e LDK-së dhe tani për çfarë mbështetje mund të flasim ndaj meje nga ana e tij”, tha Rexhepi. Rexhepi, i cili në zgjedhjet lokale ishte edhe bartës i listës për Kuvendin e ri të Ferizajt, u bëri thirrje votuesve të vetë nga AKR-ja, që në balotazh mos ta votojnë këtë koalicion, siç e quajti ai, të bërë për pazare politike./Tema