Rexhep Selimi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, të enjten ka dalë para mediave për të dhënë versionin e tij se sa i pasur është.
“Unë e kam një shtëpi, një banesë, një veturë, 80 ari tokë, 3 ari truall, një pagë mujore të deputetit që në total janë 194 mijë euro, pra unë nuk jam milioner”, ka thënë ai.
“Nëse ato që i ka than Zona Express janë të vërteta unë do të jap dorëheqje nga posti im, sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk e meriton këtë”.