Lajme

Rexhaj: Salustro me Vekariqin po i montojnë aktakuzat për Specialen

By FerizajPress

April 06, 2016

Ish i burgosuri i grupit “Lëvizja e lirë”, Qëndrim Rexhaj, djali i dëshmorit Xhemajl Rexha, i cili u lirua këto ditë nga burgu i Smrekonicës, ku qëndroi për katër vjet, si pasojë e një aktakuze e cila ishte përgatitur nga prokurori Mauricio Salustro, ka folur për akuza të montuara.

Ai për ‘Epokën e re’, ka thënë se Salustro së bashku me zëvendësprokurorin për krime lufte në Beograd, Bruno Vekariq janë duke i montuar aktakuzat për Gjykatën Speciale në Kosovë.

Rexhaj në këtë intervistë ka rrëfyer dhe çastet e vështira të tij sa ka qenë i burgosur.

Aktakuza nda grupit ‘Lëvizja e lirë’, është ngritur për kryerjen e sulmeve të armatosura në punktet e xhandarmërisë serbe që ndodhën në Dobrosin dhe Konçul gjatë 2012, e që nuk qëndron.