Lajme

Revista serbe NIN: Hashim Thaçi i jep ujë Vuçiqit në “dakikin e fundit” (Foto)

By FerizajPress

February 08, 2017

 

Në numrin më të ri, i cili do të del në treg nesër, NIN në ballinë ka vendosur fotografinë ku shihet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan lajmi.net.

“Keqpërdorimi i Kosovës”, është titulli ballinës, derisa presidenti Thaçi shihet “duke i dhënë ujë” Vuçiqit i cili nga “Beteja për Kosovën” ka mbetur i plagosur rëndë dhe po jep shpirt.

Fotografia e ballinës në NIN është “kopje” e Betejës së Kosovës të vitit 1389 kur forcat ballkanike dështuan pengimin e shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. /Lajmi.net/