Lajme

Reuters: Haradinaj u arrestua menjëherë pasi shkeli në Bazel

By FerizajPress

January 04, 2017

Reuters raporton për arrestimin e Haradinajt nga autoritetet franceze. Në këtë raport thuhet se ish-komandanti i forcave guerile gjatë viteve 1998-1999 në luftën e Kosovës, u arrestua me urdhërarrest të lëshuar nga Serbia, transmeton lajmi.net

Serbia e konsideron Haradinajn si kriminel lufte në rolin e tij gjatë kryengritjes guerile në ish-krahinën e saj jugore, shkruan Reuters.

Policia kufitare franceze e arrestoi Haradinajn pas mbërritjes së tij në aeroportin e Baselit, në lindje të Francës, ku ai vinte nga Prishtina, shkruan Reuters duke u bazuar në burime. /Lajmi.net/

.