Lajme

Retkoceri: Pushimi i lehonisë nuk duhet të zvogëlohet

By FerizajPress

April 14, 2016

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar ndaj një nisme ende jo zyrtare për zvogëlim të pushimi të lehonisë.

Zvogëlimi i pushimit të lehonisë nuk duhet të bëhet, ky zvogëlim dëmton femrat në përgjithësi dhe mësimdhënëset në veçanti ka thënë për Orën e Fundit të Klan Kosovës, Fahrije Latifi-Retkoceri, anëtare e SBASHK-ut.

Retkoceri ka përmendur shume probleme që shkakton zvogëlimi i këtij  pushimi, njëra nga pasojat është edhe nataliteti.

“Problemi është edhe tek pagesa, pasi tre muaj janë pa pagesë, problemi çalon edhe tek nxënësit unë nuk e shoh të arsyeshme të zvogëlohet pushimi i lehonisë, por më shumë duhet të fokusohet tek emancipimi i femrës.”

Mendohet që pushimi i lehonisë të zvogëlohet në gjashtë muaj, ku me pagesë do të jetë 4 muaj e gjysmë “

“Pushimi i lehonisë ndikon edhe në natalitet,” ka përfunduar Retkocer