Sport

Restoranti në Milano e ka emëruar një specialitet me emrin e Ronaldos

By FerizajPress

July 17, 2018

Juventusi e ka transferuar Ronaldon nga Real Madridi për shumën e 112 milionë eurove, i cili do t’i përfitojë nga 30 milionë euro për stinor. Portugezi u prezantua dje dhe i kompletoi testet mjekësore për klubin italian.

Restoranti në Milano, i cili quhet Gusto 17, e ka emëruar një specialitet me emrin e Ronaldos. Specialiteti përbëhet nga kajmaku me vezë dhe pasta dhe shërbehet bashkë me verën Madeira.