Show Biz

Reperi shqiptar emocionohet në MTV derisa flet për origjinën: “Ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka”

By FerizajPress

September 20, 2018

Artistët me origjinë shqiptar pa dyshim se po na përfaqësojnë më së miri nëpër botë.

E këtë herë gazetari shumë i njohur botëror, Sway ka pasur të ftuar reperin Gashi në emisionin e tij shumë të shikuar në MTV, TRL.

Sway e ka pyetur Gashin për shqiptarët dhe çfarë po bëhet që artistët që po vijnë nga atje po kanë kaq shumë sukses, përcjell Gazeta Express.

Shumë i emocionuar, Gashi ka folur me dashuri, duke shpjeguar: “Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenarë që të gjithë jemi duke bërë kaq mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”.

Gjatë intervistës janë përmendur edhe artistët e tjerë që po ecin shumë mirë në skenën ndërkombëtare