Lajme

Reperi kosovar publikon një fotografi të rrallë të Hashim Thaçit

By FerizajPress

October 06, 2018

Reperi nga Ferizaji, Mozzik është goxha aktiv në rrjete sociale. Ai ka postuar një fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram teksa shfaq Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin gjatë kohës së luftës.

Me këtë Gramos Aliu tregon hapur bindjen e tij politike që do të thotë se ai e përkrah, Presidentin Thaçi.

Sa i përket projekteve muzikore, Mozzik dje ka paralajmëruar se vjen në duet me vëllaun e tij, Getinjon me këngën ‘Para Siempre’.

Projekti i fundit i publikuar nga Mozzi është ‘Bonnie&Clyde’ në bashkëpunim me të dashurën e tij, Loredana Zefin që tashmë numëron mbi 15 milionë klikime në Youtube.