Show Biz

Reperi i njohur prish kontratën me Faton Shoshin

By FerizajPress

August 28, 2018

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Ledri Vulën me hitin “Merri Merri”, reperi Buta ka marrë vendimin e rëndësishëm për karrierën e tij muzikore.

Reperi ka ndërprerë kontratën me labelin “Nesër music”, ku menaxher i saj është Faton Shoshi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi i hitit “Merri Merri” ku përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, njofton se tani e tutje është artist i pavarur.

Buta u bë pjesë e “Nesër Music” një vit më parë dhe ende nuk janë bërë të ditura arsyet se përse vendosi të largohej. Konflikte me Faton Shoshin, apo dëshira për t’ia dalë i vetëm?