Ferizaj

Inaugurohet reparti i përpunimit të konstruksionit metalik në Ferizaj, punësohen 350 punëtorë

By FerizajPress

October 07, 2016

Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se sot është inauguruar një fabrikë e re e Mabetexit në Ferizaj. Sipas tij ky repart i robotizuar, ( i shtohet fabrikës së tubave) dhe prodhon sisteme te komplikuara metalike për ndërtimtari dhe në të janë punësuar 350 punëtorë. “Fabrikë e re e Mabetexit në Ferizaj….Sot nē Ferizaj u inaugurua reparti i përpunimit të konstruksionit metalik.

Ky repart i robotizuar, ( i shtohët fabrikës së tubave) dhe prodhon sisteme te komplikuara metalike për ndërtimtari. Investitor i kësaj fabrike është grupi Mabetex i cila ka investuar një shumë mbi 20 miljion Euro. Në këtë fabrikë, deri tani janë punsuar mbi 350 puntorë, tendenca në rritje. Prodhimet e kësaj fabrike, për vitët e ardhëshmejane janë te kontraktuara per eksport.” shkruan Pacolli