Dështon transferimi i Yaya Toures te Marseille. Klubi francez nuk do ta marrë afrikanin në ditët e mbetura të afatit kalimtar, përcjellë “Lajmi.net”. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Marseille, Jacques-Henri Eyraud. Ai deklaroi për “L’Equipe” se klubi nuk do të bëjë lëvizje për Touren. Mendohet se Marseille ka hequr dorë nga Yaya Toure për shkak të kërkesave të larta financiare të lojtarit. /Lajmi.net/