Kjo mund t’i ndodhë spanjollit Jese Rodriguez, i cili e mbylli sezonin te Stoke City me vetëm 1 gol në 13 ndeshje, pa u rikthyer në formën e tij të kahershme. 25-vjeçari është nën kontratë me parisienët, por këta të fundit as që mendojnë të vijojnë me të. Sipas medieve franceze, nxitur edhe nga fakti se paga e tij nuk është e vogël, por plot 5 mln euro në vit, kampionët e Ligue 1 po mendojnë ta transferojnë te Parma. Fillimisht ishte menduar që destinacioni i radhës i mesfushorit të ishte Fiorentina, por tashmë flitet vetëm për Parmën. Nëse Rodriguez pranon ulje page, me siguri që operacioni do të kryhet.