Remzi Lushi veprimtar i çështjes kombëtare

By FerizajPress

November 28, 2018

Ky flamur kuq e zi i dha motivin për ta bërë atdhetar e kjo shqiponjë me dy krera ia dha krahët e fuqinë të luftoj e te derdh gjakun për liri e pavarësi.

Në këtë ditë feste kur sot të gjithë po festojnë, në familjen Lushi mungon vëllau ynë Remzi Lushi veprimtari i çështjes kombëtare i cili shkoi në botën e amshimit  duke na lënë të pikëlluar përherë!

Një rrugëtim jete që ai dha kontributin e tij për lirinë e Kosovës, ka pasur momente në jetën e tij, kur ishte ballafaquar me vdekjen në demonstratën e vitit 81 kur kërkohej Republikë ti ngrite zërin pa frikë, e burgose lirinë tënde për 8 vite nëpër burgjet serbo-sllave, për shkak se ishe i vendosur për idealet e tua e kjo liri nuk vjen pa sakrificë se liria duhet të fitohet e paguhet, me çdo çmim ku atdhetarët si Remziu ishin të paktë. Prandaj të tillë si ti nuk do të harrohen e do jenë përherë në kujtesën tonë. Do të na mungoj gjithmonë prania e tij, vullneti e dashuria për vendlindjen Kosovë, porosia e tij, e sakrifica e tij mbetet por ai shkoi në amshim, që përherë të mbetet i gjallë në kujtimet tona.

Na mungon, por ai për ne ende jeton fjalët e tij që na la e veprën e tij që hyri në histori, na bënë që me kujtime të mira ai të mbetet përgjithmonë i  gjallë, dhe vepra e tij atdhetare të kujtohet brez pas brezi. Në këtë ditë festë të pavarësisë së Shqipërise me këtë flamur kuq e zi që ia dha motivin për ta bërë patriot në këtë botë e hero përgjithmonë, gjakun  që ti e derdhe për një Kosovë Republikë s’mund të paguhet kurrë.

Në këtë ditë, ndjehemi shumë krenar që në përmendoren tënde vijmë për të vënë kurorë. Me dhimbje të thellë me zemër të pikëlluar e vështrojmë lapidarin tënd të themi pusho i qetë se atë që për Kosovën e kërkove ti e realizove.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit.

E kujton me mall Familja Lushi

 

Autor: Florentina Lushi