Lajme

“Relaksohen” marrëdhëniet, Thaçi e Vuçiq zhvilluan bisedë telefonike

By FerizajPress

January 28, 2017

Siç njofton presidenti Thaçi, të dyja palët u pajtuan që përmes dialogut t’i zgjidhin të gjitha çështjet.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Thaçi./Lajmi.net/