Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, së bashku me rektorët tjerë të universiteteve publike të Kosovës, në kuadër të vizitës studimore në Universitetin Sapiersa të Italisë, vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, me ç’rast u pritën nga Ambasadorja, znj. Lendita Haxhitasim.
Rektori Bajraktari falënderoi Ambasadoren Haxhitasim për pritjen dhe e informoi atë për funksionimin e universitetit të vetëm të shkencave të aplikuara në Kosovë dhe të arriturat e tij.
Rektorët gjatë kësaj vizite, ndër tjerash biseduan me Ambasadoren për mundësitë e bashkëpunimit mes universiteteve të Kosovës dhe atyre të Italisë, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, si dhe hulumtimin e metodave për të ndihmuar dhe lehtësuar arsimimin e studenëve nga Kosova.