Ferizaj

Rektori Bajraktari vizitoi Universitetin Bujqësor të Tiranës

By FerizajPress

September 24, 2016

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku dje ka vizituar Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe është pritur nga rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Bari Musabelliu.

Të dy rektorët kanë biseduar për punën që po bëhet në universitetet që ata i drejtojnë, për programet që ofrojnë për të rinjtë, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të ofruar studime sa më cilësore.