Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari po merr pjesë në Konferencën e 3-të Ndërkombëtare të arsimit të lartë, e cila është emëruar “Plagjiatura në Evropë dhe përtej”, dhe po mbahet në Brno të Çekisë.
Kjo Konferencë, e organizuar bashkërisht nga Universiteti Mendel në Brno, Rrjeti Evropian për Integritetin Akademik dhe Këshilli i Evropës, synon të jetë një forum për ndarjen e praktikave dhe eksperiencave më të mira në adresimin e çështjeve të integritetit akademik. Studiues nga vende të ndryshme të botës, do të paraqiten me ligjërata, prezantime, e studime të ndryshme në lidhje me plagjiaturën dhe gjetjen e mënyrave më të mira për parandalimin e kësaj dukurie.