Ferizaj

Rektori Bajraktari merr Mirënjohje “Personalitet i Vitit” nga KVRL

By FerizajPress

December 26, 2017

Ferizaj.26.12.2017. Rektori Bajraktari merr Mirënjohje me titull “Personalitet i Vitit” nga Organizatat Joqeveritare Rinore dhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Ferizaj (KVRL)

Organizatat Joqeveritare Rinore dhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Ferizaj (KVRL) shpërblejnë rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari “Personalitet i Vitit” për vititn 2017, me Mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e lartë në ngritjen e kapaciteteve kualitative në arsimin e lartë, respektivisht promovimin dhe zhvillimin e UShAF ndër vite.

Rektori Bajraktari tha se ndihet i nderuar dhe jashtëzakonisht i kënaqur nga kjo Mirënjohje, e cila do t’i shërbej si shtytje për punë dhe aktivitete më të shumta në të ardhmën.

Ndërsa kryetari i KVRL, Nuhi Çerkini, i cili u zgjedh “Vullnetar i Vitit”, falënderoj rektorin Bajraktari për të gjitha të arriturat në UShAF, me të cilat mburret e tërë komuna e Ferizajt. Sipas tij, aktiviteti i rektorit u reflektua në ngritjen e kapaciteteve dhe resurseve humane, duke qenë figurë kryesore në dhënien e kontributit për arsimimin e rinisë së Ferizajt.

Me Mirënjohje u nderua edhe Profesori i UShAF, Fatmir Çerkini, si “Profesor i Vitit” për kontributin shumë vjeçar në arsim, si dhe studenti i UShAF,  Lulzim Hasani, si “Aktivist i Vitit”.

Ja edhe çmimet : Personaliteti vitit: Rektori Agron Bajraktari Humanisti Vitit : Rexhep Rifati Profesori Vitit : Fatmir Çerkini Vullnetar i Vitit : Nuhi Çerkini Aktivist i Vitit : Lulzim Hasani

Ndërkaq që mirënjohje u ndanë edhe për disa institucione, shoqata e individë, që merren kryesisht me aksione me interes për zhvillimin e sferave të ndryshme, duke veçuar fushën e arsimit, kulturës, sportit dhe fushave sociale.