Në kuadër të projektit “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësueshmëri”, Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari me ekipë ka qëndruar për vizitë zyrtare në University of National and World Economy (UNWE) në Sofje të Bullgarisë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte mësimi nga përvoja e University of National and World Economy, se si të bashkëpunojë me industrinë, mësimi për Qendrën nga Teoria në Praktikë T2P, e cila vepron brenda këtij Universiteti dhe qasjen e saj në arsim me shembuj të aplikuar në Universitet.