Ferizaj

Rektori Bajraktari i ndau Mirënjohje studentit të dalluar Drilon Rexhepit, fituesit të “Garës Studentore të Dizajnit 2016”

By FerizajPress

November 24, 2016

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti në takim fituesin e “Garës Studentore të Dizajnit 2016”, Drilon Rexhepi, student i Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve në USHAF.

Rektori Bajraktari ndau Mirënjohje për studentin Rexhepi dhe e falënderoi atë për përfaqësim të denjë të Universitetit me suksesin e arritur në këtë garë.