Ferizaj

Rektori Bajraktari i ndau mirënjohje koordinatorit të projektit “Euforia”, Iraj Hashi

By FerizajPress

September 11, 2018

Koordinatori i projektit “Euforia”, z. Iraj Hashi nga Universiteti Staffordshire, së bashku me z. Giani Canulloka nga Universiteti Politeknik i Marche-së në Ankona të Italisë dhe z. Jenny Herbert nga Universiteti Staffordshire, qëndruan sot në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me ç’rast u prit nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari.

Kjo ishte vizita e fundit e z. Hashi në UShAF, në kuadër të projektit “Euforia”, i cili përfundon në muajin nëntor të këtij viti, me ç’rast rektori Bajraktari në shenjë falënderimi për bashkëpunim të suksesshëm i ndau mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e tij në zhvillimin e Universitetit. Ndërsa, z. Hashi u nda i kënaqur nga ky bashkëpunim i ndërsjellë dhe falënderoi rektorin Bajraktari për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti.