Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), e kanë vizituar sot përfaqësues të bizneseve të ndryshme, me të cilat Universiteti tashmë ka krijuar një parneritet të qëndrueshëm dhe shumë të nevojshëm për zhvillimin e këtij institucioni të arsimit të lartë.
Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e bizneseve, të shoqëruar nga rektori i UShAF, Prof.Dr. Agron Bajraktari, kanë qëndruar për një kohë te ekspozita e studentëve “Profesionistët e së ardhmes”, e cila po qëndron e hapur në ambientet e Universitetit dhe është punë nga praktika e studentëve të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.