Sport

Rekord ri i Kosovës në not 2022

By FerizajPress

June 14, 2022

Shkëmb Reçica i K.N “Kastrioti”, me rekord të ri shtetëror në 50 metra krol 2022

Në takimi i IV-të ndërkombëtar “Teuta Cup 2022” të mbajtur në Durrës më datat 10,11 dhe 12 Qershor 2022, në pishinën olimpike “Taq Dafa”, me pjesëmarrës nga Shqipëria, Italia dhe Kosova, Garuesi i KN “Kastrioti” Shkëmb Reçica- U10,  në pishinën 50 m arriti rekordin e ri shtetërorë në disiplinën 50 m krol me rezultat zyrtar 36:38 sek.

“Me gabim te referit Shkëmbi u penalizua sepse sipas matjes tonë elektronike Shkëmbi arriti kohen 35:18 sek që gjasat ishin të mëdha të kishte edhe rekord Kombëtarë” ka thënë trajneri  Bashkim Haxhimusa.

KN “Kastrioti”, me traditë dhe profesionalizëm!