Ferizaj

Rekomandohet mbyllja e çerdheve

By FerizajPress

September 10, 2021

Pos vazhdimit të masave që kanë qenë qe dy javë, nga 13 shtatori është propozuar edhe mbyllja e çerdheve, ka mësuar KOHA.

Edhe pse Asociacioni i Komunave njoftoi për disa prej masave duke thënë se do të shtyhet sërish fillimi i nisjes së vitit të ri shkollor deri më 26 shtator, në takimin që kryetarët e komunave kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është përmendur edhe rekomandimi i ekspertëve shëndetësorë që të mbyllen edhe çerdhet. Ky rekomandim ka ardhur pas rritjes së rasteve të infektimit te fëmijët.

Rekomandimi është që për fëmijët që nuk shkojnë në çerdhe, njëri nga prindërit mund të lirohet nga puna përkohësisht.

Vendimi do të merret në një mbledhje të Qeverisë.