Ferizaj

Rregullorja për taksat me ndikimin pozitiv në të hyrat buxhetore të komunës

By FerizajPress

February 07, 2019

Rregullorja e re për taksat dhe tarifat ka marr për bazë interesat e qytetarëve, biznesit por edhe të komunës.

Me këtë rregullore vërehet se ka lëvizje të tarifave nëpër veprimtaritë e ndryshme por që nuk e cenojnë buxhetin e komunës.

Ndryshimi i saj është bërë me kërkesën e drejtorive, por që rregullorja ka kaluara nëpër procedurat e nevojshme, ku nuk është përjashtuar edhe pjesëmarrja e qytetarëve dhe bizneseve. Rregullorja e re e taksave dhe tarifave komunale e miratuar kohë më parë nga Kuvendi komunal po mendohet se do ta ketë ndikimin pozitiv në të hyrat buxhetore të komunës.

Drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, gjatë një bisede për Televizioni Liria , ka shpjeguar se kjo rregullore cakton tarifat e taksave, ngarkesave, gjobave dhe shërbimeve që zhvillohen me procedurë në komunë.

Për nga vlera e të hyrave që siguron vjen menjëherë pas tatimit në pronë, madje ndryshimi i saj po thuhet e është bërë nga nevojat që kanë pasur drejtoritë komunale, por edhe kërkesat e qytetarëve. dhe bizneseve .

Për më tepër mësohet se komuna e Ferizajt gjeneron të hyra nga kjo rregullore, që kryesisht lidhen me veprimtaritë e drejtorive dhe nevojën e qytetarëve dhe bizneseve.Shikuar në aspektin analitik, kjo rregullore krahasuar me rregulloren e kaluar ka bërë ulje ngritje të shumave për veprimtaritë e caktuara gjithmonë duke mos e cenuar interesin qytetarë por edhe komuna të mund të gjeneroj të hyra. .Ndryshe nga pozicioni i të hyrave vetjake komuna e Ferizajt vitin e kaluara ka grumbulluara 5.2 milion euro. Kur kësaj i hiqet shuma nga tatimi në pronë që sillet diku prej afro 1.8 milion euro, shuma nga taksat dhe tarifat del që të jetë afro 3.4 milion, shumë kjo q ë qytetarëve të komunë tu kthehet përmes investimeve kapitale.