Ferizaj

Refuzohet padia e SBASHK-ut ndaj MASHT’it për kompensimin e orëve të humbura mësimore

By FerizajPress

March 08, 2019

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative ka hedhur poshtë padinë e SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit, lidhur me vendimin e kësaj të fundit për kompensimin e orëve të humbura mësimore gjatë grevës që u mbajt në janar të këtij vendimi.

Në aktvendimin e Gjykatës të cilin e ka siguruar Telegrafi, thuhet “Refuzohet si e pabazuar kërkesa e paditëses Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), e Republikës së Kosovës në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar nga gjykata shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të të padituës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), në Prishtinë, Nr.28/01B të datës 26.02.2019, deri në vendosjen e çështjes së padisë”.

SBASHK-u kishte ushtruar padi ndaj MASHT-it më 4 mars, duke e cilësuar vendimin e ministrit Shyqiri Bytyqi, si vendim që nuk bazohet në ligj.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, javë më parë mori vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBASHK-u.

Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim: pesë ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019; pesë ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Mësimdhënësit ishin në grevë të përgjithshme që nga 14 janari deri me 2 shkurt. Ata kërkonin të ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga. 

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/refuzohet-padia-e-sbashk-ut-ndaj-masht-per-kompensimin-e-oreve-te-humbura-mesimore-633673/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright