Refuzimi i Reformës, bllokim i lëvizjes nga SHBA dhe BE (Video)

By FerizajPress

July 19, 2016

Por cilat janë këto masa ndëshkuese? Top Channel kontaktoi burime diplomatike për të mësuar për pasojat që i presin të gjithë ata deputetë, që nuk votojnë reformën në drejtësi.

Burimet thanë se, edhe pse nuk mund të flasin konkretisht për atë që ka folur ambasadori Lu me politikanët shqiptarë, në raste të ngjashme të vendeve si Shqipëria, vende aleate me Shtetet e Bashkuara, bëhet fjalë për “listën e zezë” të Presidentit Obama.

Listë, e cila përcaktohet çdo vit dhe jo vetëm ndalon qarkullimin e zyrtarëve në fjalë në Shtetet e Bashkuara, por edhe bllokon asetet dhe pronat e tyre në këtë territor. Gjithashtu ndalon edhe zyrtarët e administratës amerikane të kenë çfarëdolloj kontakti me këta zyrtarë.

Futja në këtë “listë të zezë” të Presidentit Obama konsiderohet si ndëshkimi më i madh politik.

Duke ditur influencën e madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në vendet e tyre aleate dhe faktin që aksioni për reformën është në bashkërendim me Bashkimin Europian, të njëjtat burime i thanë Top Channel se, ekziston mundësia që të njëjtat ndëshkime të mund të aplikohen edhe nga Bashkimi Europian për politikanët shqiptarë që do të kundërshtojnë reformën në drejtësi, ditën e enjte.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=n_aD5ts4SkY?feature=oembed&w=640&h=360]

.