Lajme

Refugjatja kosovare dëbohet me dhunë nga Gjermania, dërgohet në Beograd

By FerizajPress

June 03, 2017

Sipas anëtarëve ku ajo jetonte së bashku me ta në kamp në Windprechtstrase, u dëbua në mes të natës nga rreth dhjetë policë, kjo i kishte zemëruar bashkanëtarët e saj të kampit.

Nga qyteti i Frankfurtit ajo u dërgua në kryeqytetin serb Beograd, edhe pse Sevdija nuk ka asnjë familjarë aty.

Mirëpo, policia e ka mohuar këtë. Oficeri i policisë Siegfried Hartmann ka thënë se kanë qenë vetëm dy ekipe të policisë me gjashtë persona.

“Ajo u lejua të flinte rreth tre orë në një dhomë të dhomë të Inspektoratit Policor, përpara se ta dërgonim në Frankfurt. Gjithashtu një oficer i policisë i kishte dhënë asaj edhe kafe, sepse ajo nuk kishte para të mjaftueshme. Po ashtu ajo ka biseduar edhe me një mjek para se të fluturonte në Beograd”, ka treguar oficeri i policisë Hartmann.

Sevdija ka qëndruar në Beograd për dy javë. Atje ajo jeton në një vend ku njerëzit e pastrehë flenë në një tendë, tregon ndihmësja e refugjatëve, Matthias Schopf-Emrich.

“Ajo ishte plotësisht e vetme atje dhe nuk do të kishte mjete financiare në dispozicion, jam në kontakt me dy djemtë e saj, të cilët njihen dhe jetojnë në Gjermani. Ata janë duke u përpjekur për të gjetur strehim për nënën e tyre kështu që ajo ka një adresë të raportimit. Sepse vetëm me një adresë mund të sëmuret dhe kështu ajo mund të marrë ilaçet e saj të nevojshme urgjente”, ka treguar ndihmësja e refugjatëve Schopf-Emrich.

Matthias Schopf-Emrich ka thënë se kjo gjendje nuk do të duhej të kishte ardhur deri këtu, kjo ka të bëjë me një grua të, kjo është një rast humanitar, një rast që duhet të ishte diskutuar më parë dhe jo thjesht të kryhet kaq lehtë”, ka thënë ajo.

Familja e Sevdijes është e komunitet romë. Ajo jeton me djalin, kunatën dhe katër nipërit e mbesat, në një kamp në Windprechtstrase për gjashtë vjet.

Familja vjen nga Kosova ku nga atje u dëbua ndërsa burrin e saj e kishin vrarë gjatë kohës së luftës.

Këshilli i Refugjatëve në Augsburgm tregon se “bashkëshortin e Sevdijes e kishin rrahur për vdekje, ndërsa Sevdija ishte traumatizuar që nga ajo kohë dhe nuk është duke bërë mirë psikologjikisht, ajo çfarë ka përjetuar ajo”, thotë Schopf-Emrich.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, Zyra Qendrore për të Huaj është duke shqyrtuar nëse Sevdija mund të udhëtojë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.