Dr. Sc. Salihe Salihu Në shekullin e XXI-të zhvillimi shoqëror ka ecur shumë përpara dhe rrjedhimisht kanë rezultuar ndryshime të mëdha të cilat duhet të kërkohen edhe në sektorin e arsimit. Tani në epokën globale dixhitalizimi është zhvilluar hovshëm dhe krahas këtij zhvillimi nevojitet thellim i mendimit rreth reformave bazike edhe në fushën e arsimit. Qeveria dhe përgjegjësitë e arsimit duhet të krijojnë kushte që të përshtatin arsimin karshi këtyre zhvillimeve. Çfarë më konkretisht mund të pyesë ndonjëri? Po, më konkretisht duhet të zbërthejmë aspektet më elementare të sektorit arsimor pa hyrë në thellësi për ndryshimin e programeve dhe kurrikulave arsimore. Êshtë vlerësuar se krahas programeve dhe kurrikulave arsimore aspekt krucial është metodologjia e mësimdhënies. Metodologjia e mësimëdhënies është direkt e lidhur me mësimëdhënësit dhe nivelit se sa janë të përgaditur për lëndën që ata janë përgjegjës. Përvec, njohjes së materies që e kanë mësimdhënësit për lëndën që janë përgjegjës kërkohet edhe aftësi në metodologjinë atraktive. Njohuria e lëndës është e lidhur me aftësinë e mësimdhënësve për pëdorimin e metodave atraktive mësimore të lëndëve. Duke përdorur metoda atraktive mësimdhënësit arrinë që t’ia shton kurreshtjen fëmijëve për të mësuar më shumë. Format e metodologjisë atraktive në epokën globale tani janë të shumta meqë dixhitalizimi ka hapur perspektiva të reja për t’I përdorur për nevoja arsimore. Teknika dexhitale është mjet që duhet të shërben edhe më intenzivisht dhe të ekspandohet në të gjitha nivelet arsimore për të kapur rezultate me performance të përafërt me shtetet që rangohen me vlerësim të niveleve të larta arsimore. Shekulli i XXI-të kërkon ngritjen e performancës dhe rrjedhimisht kërkesat tani janë shtuar për fëmijë intelegjentë që t’iu përgjigjien kërkesave të zhvillimeve shoqërore. Kjo mund të arrihet nëse vërtetë ka vullnet dhe përkushtim për ta përmirësuar gjendjen. Pa bërë reforma bazike në nivele fillestare nuk mund të presim përmirësime në nivele më të larta. Hapa reformues duhet të fillojnë mënjeherë me pikënisje në metodologjinë e mësimdhënies. Tani me teknikë të pasur mund të ridizajnohet metodologjia për disa nivele të shkollimit dhe shumë lëndë të gamifikohen (mësim të bëhet përmes lojërave) meqë evolucioni i lojërave është i lartë dhe trendi i mësimit përmes lojërave ka fituar popullaritet në gjithë botën. Ka shumë mundësi që të avancohet zhvillimi në shkolla por kërkohet vullnet e po ashtu krahas vullnetit edhe përkushtim për sektorin e arsimit. Kosova ka nevojë urgjente të rishikon se cilat reforma janë më të aplikushme në Kosovë dhe që të ngrisin intelegjencën e fëmijëve. Duhet të synojmë performancë të lartë në arsim. Sa më shumë e sa më shpejt të bëjmë aplikimin e reformave bazike në arsim aq më shumë kuadro me kualitet të lartë do të përfitoj vendi ynë. Kuadro kualitative duhet të jetë moto e qeverisë dhe e çdo njeriu që dëshiron të shoh një rezultat të kënaqshëm në arsim. Me këto reforma bazike mund të përmirësojmë arsimimin dhe të arrijmë të avancojmë sistemin arsimor si dhe të jemi konkurruese me vendet e rajonit e të botës. Mirëpo para se ta fillojmë mendimin për reforma metodologjike duhet parë gjendja aktuale. Eshtë e domosdoshme që të llogarisim edhe përshtatshmëri e kushteve dhe rrethanat të shoqërisë kosovare, gjegjësisht mundësive për t’i përkrahur fëmijët në angazhimet për procesin e arsimit. Në disa vende në Perendim janë bërë reforma në arsim gjatë fillimit të viteve 1990-ta por këto reforma janë bërë pikërisht duke bërë matjen e rrethanave vendore dhe është aplikue metoda e bashkëpunimit në mes të shkollës dhe prindërve. Në përgjithësi kjo metodë ka funksionuar mirë meqëse prindërit e fëmijëve kishin nivel arsimor të mjaftueshëm për t’i përgjigjur kërkesave të fëmijëve gjatë mësim-nxënies dhe proçesi studimor në shtëpi lehtësonte përpjekjet e fëmijëve për të marrë njohuri të reja në shkollë.Bashkëpunimi mes stafit shkollor dhe prindërve ishte një hallkë e nevojshme për susksesin e fëmijëve. Në rastet kur ka munguar ky bashkëpunim ka pasur ngecje në suksesin e fëmijës dhe rrjedhimisht edhe sjellje të pakëndshme të fëmijëve që kanë rezultuar me dalje jashtë sistemit shoqëror apo janë katandisur në margjinalizim shoqëror. Prandaj, sfondi i reformave të arsimit në shtetet Perëndimore duhet të shërbej Kosovës për të nxjerrë mësim dhe për t’iu shmangur defekteve të mundshme. Nga përvojat e gjatë e tyre Kosova e ka më të lehtë rrugën për të bërë reforma por reformat duhet që t’iu përshtaten në mënyrë specifike kushteve dhe mundësive vendore. Qeveria dhe përgjegjësit e arsimit në mënyrë të planifikuar duhet të kërkojnë reforma fillimisht në dy dimensione , në dimensionin e parë duhet reforma në metodologjinë atraktive dhe në shtimin e orari për nxënës që kanë nevojë për mësim shtesë. Kurse dimensioni tjetër është bashkëpunim më aktivë në mes stafit të arsimit dhe prindërve. Të tjerët munden t’a avancojnë arsimin mundemi edhe ne!