Lajme

Reforma, Merkel dhe Brok urojnë Bashën për marrëveshjen

By FerizajPress

July 20, 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bisede telefonike me Kancelaren Federale të Gjermanisë, Angela Merkel. Ne fillim te bisedës zoti Basha e informoi Kancelaren Merkel për arritjen e konsensusit për draftin kushtetues te reformës ne drejtësi.

Zonja Merkel e falenderoi zotin Basha per kontributin e tij dhe lidershipin e treguar ne procesin e arritjes se konsensusit si nje kontribut madhor per Shqiperine dhe shqiptaret. Kancelarja gjermane shprehu bindjen se zbatimi me sukses i reformes ne drejtesi do te jete nje ogur i mbare per integrimin dhe te ardhmen Europiane te Shqiperise dhe e siguroi zotin Basha per mbeshtetjen e saj te plote dhe te gjithanshme.

Zoti Basha shprehu mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e jashtzakonshme te Kancelares Merkel dhe Gjermanise ndaj Shqiperise, ne sfidat e rrugetimit te saj Europian dhe ne procesin e reformes ne drejtesi dhe e garantoi ate se Partia Demokratike do te vazhdoje te jete promotore e te gjitha proceseve reformuese duke u udhehequr nga parimet dhe vlerat Europiane.

Beteja e Partise Demokratike ne procesin e reformes ne drejtesi ka qene prej fillimit e deri ne kurorezimin e saj me sukses nje beteje per standartet dhe parimet Europiane dhe Perendimore te demokracise, shtetit ligjor dhe per te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, theksoi zoti Basha. Ne kete kuader sfida me e madhe qe Shqiperia ka perpara jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme, theksoi zoti Basha. Kancelarja Merkel e siguroi kreun e opozites shqiptare per angazhimin dhe ndihmen e saj dhe te Gjermanise per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Po sot Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një bisedë telefonike me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok, ku mori përgëzime për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.

Brok e cilësoi sukses të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike dhe të Bashës mbylljen me sukses të negociatave.

“Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, çmoi lart lidershipin e treguar nga Basha në arritjen e kësaj reforme, që do të kontribuojë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e PD.