Ferizaj

Recituesja ferizajase Vanese Sadriu e ftuar nderi ne Festivalin Ndërkombëtarë Sofra Dardane ne Bajram Curr.

By FerizajPress

June 14, 2017

Vanesa Sadriu, recituesja e cila tashme njihet për recitimet e saj ne Kosove dhe jashtë saj, ishte e ftuar nderi në natën e trete te festivalit ndërkombëtarë Sofra Dardane ne Bajram Curr te Shqipërie qe organizohet për çdo vit radhazi, edhe këtë vit Vanesa përlot dhe rrenqeth gjithë publikun tropojanë të cilët prisnin me padurim te dëgjonin recitimet e saj.

Vanesa është dhe vullnetare në klubin Rin’ON, klub ky ku vullnetaret bëjnë aktivitete humanitare vullnetare në të mirë të komunitetit, e as këtë here vullnetaret e këtij klubi madhështor Vanesën se kane lëne te vetme. Ja si u shpreh Vanesa për këtë: “Ishte kënaqësi me qene e ftuar nderi ne natën e trete te Festivalit Ndërkombëtarë : ”Sofra Dardane” ne Bajram Curr, por dhe me e lumtur isha që pranë vetes kisha njerëzit qe me mbështesin gjate gjithë kohës, padyshim rininë më të mirë, vullnetarët e klubit Rin’ON . Faleminderit familjes, faleminderit Rin’ON, faleminderit Tropojë!” ka thënë Vanesa.

Recitimin e Vaneses e keni ne linkun më poshtë :