Ferizaj

Reçica: Vizita e parë e Kongresistëve amerikan në  Kosovë është mbështetja e fuqishme  dhënë shtetit të Kosovës

By FerizajPress

February 19, 2017

Një delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, republikanë dhe demokratë i kryesuar nga kongresisti Peter Roskam, ku ishin të pranishëm edhe kongresistët, David Price, Adrian Smith dhe Gerry Connolly, ka zhvilluar takim edhe me Komisionin për Politikë të jashtme të Parlamentit të Kosovës.

Me këtë rast kryetari ii Komisionit për Politikë të Jashtme, Elmi Reçica , e ka vlerësuar lartë  këtë takim ku është biseduar  për zhvillimet  në Kosovë.

“ Në kuadër të Kongresit amerikan janë  programet për mbështetje të vendeve mike ku Kosova ka zënë një vend të posaçëm  në kuadër të Komisionit të Kongresit për Zhvillimin e Demokracisë.” ka thënë Reçica.

“Me këtë rast  është konfirmuar edhe njëherë mbështetje e fuqishme për komisionet parlamentare,stafin mbështetës,shërbimet për hulumtime parlamentare dhe shërbimet juridike të  cilat do të mbështeten nga NDI” ka thënë Reçica.

Ai ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar   edhe për zhvillimet  politike në Kosovë si në ato të brendshme, demarkacionin, kthimin e listës serbe në Kuvend,asociacionin dhe rastin Haradinaj, dhe ato të jashtme  me theks të veçantë  për raportet me Serbinë dhe ndikimit Rus në regjion  si dhe Integrimeve  euro-atlantike të regjionit

“Takimi me Kongresistët amerikan ishte edhe një dëshmi se mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdoi edhe në të ardhmen” ka thënë Reçica/FerizajPress.com