Sot ka filluar punimet Konventa e 8-të Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës, e ku u debatua edhe për tema katuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Gjat ditës së sotme ky subjekt ka marrë disa vendime që kanë të bëjnë me organet drejtuese.Në këtë konventë po marrin pjesë delegatët nga degët dhe organet drejtuese të këtij subjekti politik. Me këtë rast deputeti Elmi Reçica ka thënëse në këtë konventë zgjedhore u shpreh qartë konsolidimi i PDK-së si partia e parë politike në vend.
“Në Konventën e Tetë Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, i’u vazhdua mandati organeve drejtuese të partisë deri në përfundim të ciklit zgjedhor si dhe u përcaktua platforma dhe vizioni i PDK-së për të ardhmen e Kosovës për proceset që do të vijnë.Në këtë konventë zgjedhore u shpreh qartë konsolidimi i PDK-së si partia e parë politike në vend, si subjekti politik më i hapur e më demokratik duke dhënë qëndrimet për kahjet e zhvillimit për PDK-në dhe për vendin tonë” ka thënë Elmi Reçica.
“Vizioni dhe platforma politike e PDK-së do të ndërtohet bazuar në sfidat e zhvillimit dhe fuqizimit të shtetit tonë. Veprimi ynë politik dhe institucional do të bazohet mbi parimet e zhvillimit të ekonomisë së lirë të tregut, nëpërmjet parimit të liberalizimit të tregut, në thellimin dhe fuqizimin e mëtejmë të ndërtimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, Ushtria e Kosovës do të bëhet, të integrimit të vendit tonë në BE, në NATO, në OKB si dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë” ka thënë Reçica në ditën e parë të punimeve të Konventë së Tetë të PDK-së.
Konventa do të zgjasë dy ditë dhe në të do të zgjedhen organet drejtuese të partisë, si dhe do të miratohet platforma e re politike dhe programore. Të dielën ndërkaq, PDK do ta mbajë një ceremoni festive të konventës dhe anëtarët dhe simpatizantët.