Në prag të kremtimit të Vitit të Ri 2018, shpreh urimet dhe dëshirat më të përzemërta duke ju përgëzuar për një vit të mbarë dhe të begatë për ju dhe familjet e juaja!
Me këtë rast kremte, uroj për një vit të realizimit dhe përparimit të mëtejmë të vendit tonë në frymën e unitetit, tolerancës, përkushtimit dhe solidaritetit, gjithashtu dua të uroj të gjithë punonjësit shtetërorë që sonte në natën e Vitit të Ri për shkak të ushtrimit të detyrës shtetërore ndodhen larg familjeve të tyre duke mbajtur detyrat në shërbim të Republikës së Kosovës.
Gëzuar!
Elmi Reçica