Ferizaj

Reçica takon studentët e Universitetit të Prizrenit

By FerizajPress

June 07, 2017

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Elmi Reçica në Prizren ka zhvilluar një takim me student. Para këtyre studentëve Reçica ka shpalosur platformën politike të Fillimit të Ri dhe prioritetet për student në përmirësimin e kushteve për edukim dhe zhvillim. “Në Prizren në takimin që pata me studentë hasa në entuziazëm nga ta për ta mbështetur platformën e Fillimit të Ri.Studentët dhe të rinjtë do të jenë prioritet i Fillimit të Ri dhe do të përkrahen në kushte më të mira për edukim dhe zhvillim” ka thënë Reçica