Ferizaj

Reçica takon strukturat e PDK-së në Gadime

By FerizajPress

January 24, 2021

Deputeti Elmi Reçica  gjatë  ditës së sotme ka takuar  strukturat e PDK-së në Gadime të Lipjanit.

Në këtë takim biseduam e diskutuam për procesin zgjedhor, organizimin e PDK-së, planin e rimëkëmbjes që do ta implementojmë në qeverisjen e ardhshme, ka shkruar Reçica.

“Takim me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës të tre nëndegëve të Gadimes së Lipjanit. Biseduam e diskutuam për procesin zgjedhor, organizimin e PDK-së, planin e rimëkëmbjes që do ta implementojmë në qeverisjen e ardhshme me kryeministrin në ardhje, Enver Hoxhaj.

Faleminderit për përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të platformës për rimëkëmbjen e Kosovës” ka shkruar Reçica.