Elmi Reçica,deputet i Parlamentit të Kosovës nga Ferizaj për festën e Fitër Bajramit ka takuar fëmijët e dëshmorëve në Ferizaj.
Fëmijët e Dëshmorëve: Fisnik Rexhep Bislimi, Diell Gursel Sylejmani, Valmir Kemajl Hetemi, Rinor Ramadan Rexhepi, Advan Naim Beka, Atdhe Sejdi Sejdiu, Shqiprim Lutfi Haxhidema, sot, në ditën e festës së Fitër Bajramit janë pritur në një ambient familjarë nga bashkëluftëtari I prindërve të tyre, deputeti i Parlamentit të Kosovës,Elmi Reçica,
“Gjithmonë me kënaqësi të veçantë i takoj, duke bashkëbiseduar me familjarët e Dëshmorëve të Kombit. Frymëzuese dhe tejet ndjenjë fisnike, se si ata kujtimin e mallin e tyre për familjarët e kanë shndërruar në fuqi e krenari” ka thënë Reçica.