Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës shpreh shqetësim e thellë lidhur me rastin e fundit të ndalimit të z. Ramush Haradinaj, ish-kryeministër, ish-deputet dhe Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës kërkon nga qeveria, Presidenti dhe institucionet e tjera që t’i kërkohet autoriteveve franceze që të mundësohet lirimi i z. Haradinaj për të vazhduar i lirë lëvizjen dhe aktivitetin e tij.
Ndalimi i një lideri politik të Kosovës, duke u bazuar në urdhër-arreste të një shteti për të cilin të gjithë shqiptarët janë “terroristë” është i papranueshëm dhe si i tillë nuk do të duhej të ndodhte në asnjë rrethanë.
Z.Haradinaj, sikurse edhe shumë bashkëluftetarë të tij, e kanë dëshmuar, jo vetëm njëherë, pastërtinë e tyre dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj vazhdimi i ekzistimit të këtyre fletëarresteve në Interpol është i pajustifikueshëm.
Shteti i Kosovës dhe institucionet e saja, të përdorin të gjitha rrugët ligjore dhe tërë komunikimet diplomatike ta bëjnë të mundur që sa ma parë të ndodhë lirimi i z.Ramush Haradinaj.
Komisioni për Punë të Jashtme, Elmi Reçica-Kryetar