Deputeti i PDK’së Elmi Reçica, pas një takimi me mërgimtarë nga Zvicra ka njoftjar se pritet shumë shpejt që në këtë vend dhe Suedi, të mbahet Kuvendet zgjedhore të PDK’së.
Reçica përmes një postimi në Facebok njoftoi se kishin mbajtur një mbledhje të Departamentit për Diasporë të PSK’së me ç’rast ka informuar ata për vizitën e fundit shumë të suksesshme në Zvicër, ku tha se është një numër i madh i diasporës që po i jep kontribut Kosovës në të gjitha fushat.
‘’ Potenciali i qytetarëve tanë gjithandej botës është për t’u admiruar. Me kreativitetin, punën, përkushtimin dhe konsistencën e tyre, ata kanë treguar suksese dhe janë integruar në jetën akademike e studimore, por edhe në fusha tjera si ndërmarrësi, gastronomi, ndërtimtari, sport, kulturë e art’’, shkroi Reçica ndër të tjera.
Ai tutje njoftoi se nga kjo mbledhje u mor vendim që në Zvicër dhe Suedi të mbahet Kuvendi Zgjedhor i degës së PDK’së.
E organizim partiak pritet të filloj shumë shpejt edhe në Gjermani, ku Reçica tha se ekziston gatishmëri e entuziasëm i madhp ëro rganizim atje.
‘’ Departamenti për Diasporë duke parë interesimin e madh të qytetarëve të Kosovës të cilën jetojnë e punojnë ndershëm në Zvicër, pas mbajtjes së Kuvendeve Zgjedhore të Nëndegëve, mori vendim që të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike në Zvicër. Po ashtu u mor vendim që edhe në Suedi të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së në këtë shtet. ‘’, njofti Reçica.
Postimi i plotë:
Sot mbajtëm mbledhjen e radhës të Departamentit për Diasporë të Partisë Demokratike të Kosovës, me ç’rast informova anëtarët për vizitën e fundit shumë të suksesshme në Zvicër, ku është i koncentruar një numër i madh i diasporës sonë e cila ka dhënë dhe po jep kontribut shumë të çmuar në ecjen e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat. Prandaj, ne jemi mirënjohës e falënderues.Potenciali i qytetarëve tanë gjithandej botës është për t’u admiruar. Me kreativitetin, punën, përkushtimin dhe konsistencën e tyre, ata kanë treguar suksese dhe janë integruar në jetën akademike e studimore, por edhe në fusha tjera si ndërmarrësi, gastronomi, ndërtimtari, sport, kulturë e art.Ky potencial është i gatshëm të ndihmojë Kosovën. Përveç kësaj, ata janë të gatshëm të organizohen. Të subjektivizohen.Departamenti për Diasporë duke parë interesimin e madh të qytetarëve të Kosovës të cilën jetojnë e punojnë ndershëm në Zvicër, pas mbajtjes së Kuvendeve Zgjedhore të Nëndegëve, mori vendim që të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike në Zvicër. Po ashtu u mor vendim që edhe në Suedi të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së në këtë shtet.Gjithashtu, shumë shpejt do të fillojë edhe organizimi partiak edhe në Gjermani, duke qenë se ekziston një gatishmëri dhe entuziazëm i madh për organizim atje.Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet fuqishëm gjithandej nëpër diasporë. Si e tillë, Partia Demokartike do të jetë gjithmonë dhe përherë në shërbim të tyre.