Lajme

Reçica në Bruksel kërkon nga europarlamentarët që ta ndihmojnë Kosovën në procesin e Intergrimit

By FerizajPress

December 15, 2016

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme, i kryesuar nga kryetari i Komisionit z. Elmi Reçica dhe anëtarët Puhie Demaku e Cerim Bajrami, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Parlamentin Evropian në Strasburg, në pasditen e 13 dhjetorit 2016, zhvilluan takime të ndara me euro deputetët znj. Tanja Fajon, anëtare e delegacionit për marrëdhënie me Kosovën e Bosnje e Hercegovinë dhe z. Eduard Kukan, udhëheqës i grupit punues për Ballkanin Perëndimor .

Delegacioni ynë gjatë këtyre takimeve njoftoi euro deputetët lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, në mes tjerash për ndërtimin e murit në Mitrovicë, për angazhimet në luftimin e korrupsionit, të terrorizmit, për çështjen e demarkacionit, si kritere të rëndësishme për integrimin e shtetit të Kosovës si dhe për interesimin e saj për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, Unesco e Interpol, si dhe në nismat rajonale, ku Kosova mund të jap një kontribut të veçantë.