Deputeti Elmi Reçica, gjatë diskutimit në leximin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se përmes këtij ndryshimi të ligjit të simbolizojmë vlerat e çdo veterani.
“Nuk ka më mirë se sa ta përmbyllim këtë vit duke e plotësuar ligjin e Veteranëve të UÇK-së për të përmirësuar statusin e veteranëve, ligji nuk është Kuran e as Bibël, por ka mundësi dhe mund të ndryshohet e të plotësohet. Ne e kemi mundësinë që përmes këtij ndryshimi të ligjit të simbolizojmë vlerat e çdo veterani, sepse siç dihet, luftën e shenjtë të UÇK-së nuk mundemi ta mbulojmë me këtë ligj.Në të ardhmen kur të kemi rritje ekonomike e rritje të buxhetit, shtohen mundësitë për t’i trajtuar në mënyrë meritore veteranët. Përfaqësuesit e OVL-së janë të zgjedhur me votë të fshehta përmes zgjedhjeve demokratike të kuvendeve zgjedhore dhe përfaqësojnë të gjithë veteranët e UÇK-së. Po ashtu, duhet të trajtohen me ligj edhe Dëshmorët e parë të UÇK-së” ka thënë Reçica