Ferizaj

Reçica: Me delegacionin gjerman biseduam për domosdoshmërinë e njohjes se Kosovës nga 5 vendet e BE-së

By FerizajPress

June 21, 2019

Deputetë nga Komisioni për Integrime Evropiane dhe Komisoni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, janë takuar sot me  delegacion gjerman të Partisë së Unionit Kristian-Demokrat (CDU), të kryesuar nga zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland.

Këtë  e ka bërë të ditur deputeti Elmi Reçica i cili ka thënë  se gjatë këtij takimi është biseduar për tema aktuale politike si dhe është falënderuar  delegacioni gjerman për  mbështetjen e Gjermanisë  ndaj Kosovës ndër vite.

“Me këtë rast, përveç tjerash me delegacionin gjerman diskutuam mbi agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, kërkuam mbështetjen e politikës gjermane ndaj Kosovës lidhur me procesin e liberalizimit dhe të integrimit, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, raportet Gjermani-Kosovë, domosdoshmërinë e njohjes së Kosovës nga ana e pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur, më tej delegacionin gjerman e njoftuam me aktualitetin politik si dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbise, njëherit falenderuam delegacionin gjerman për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës ndër vite. Poashtu, delegacioni nga Gjermania, shprehu gatishmërinë e vazhdimit të mbështetjes dhe interesimit të politikës gjermane ndaj Kosovës.” ka thënë deputeti  Reçica.