Lajme

REÇICA: ME ÇDO KUSHT SOT VOTOHET DEMARKACIONI ME MALIN E ZI

By FerizajPress

March 21, 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica, tha se me çdo kusht sot do të votohet demarkacioni me Malin e Zi.

“I kemi numrat për votën pro demarkacionit, sot do të votohet demarkacioni. Ka tri vite që po ndeshemi me probleme të njëjta. Duhet të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë këtë marrëveshje. Kemi 80 vota për Demarkacionin”, tha ai për gazetarë sot në Kuvendin e Kosovës.

Për futjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, deputeti Reçica, tha se me këtë shihet se kush e kontrollon Policinë e Kosovës.