Ferizaj

Reçica: Masakra e Reçakut paraqet dëshminë më faktike të politikës së planifikuar dhe të organizuar zyrtare serbe për krimet e kryera

By FerizajPress

January 15, 2020

Në Reçak, 21 vite më parë, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme dhe më mizore kundër njerëzve të pambrojtur, masakra e Reçakut paraqet dëshminë më faktike të politikës së planifikuar dhe të organizuar zyrtare serbe për krimet e kryera.

Mëngjesi i kobshëm i 15 janarit të masakrës së Reçakut, vërtetë e pati tronditur bashkësinë ndërkombëtare, duke e vë në veprim konkret mbarë opinionin demokratik e liridashës botëror.

Gjithmonë do ta vlerësojmë e nderojmë kontributin tejet të çmuar të ambasadorit Wiliam Walker dhe veçanërisht i vuri në lëvizje SHBA-të, duke sensibilizuar dhe trajtuar çështjen e Kosovës. Serbia të marr përgjegjësinë e duhur, të ndëshkohet dhe kryesit të dalin para drejtësisë, për krimet e shumta dhe gjenocidin e forcave policore dhe ushtarake serbe të ushtruara ndaj shqiptarëve që nga vitet e 90-ta.

Nderim, kujtim, vlerësim dhe respekt i përjetshëm për gjithë martirët e atij krimi barbar, dëshmorët e kombit dhe luftës së drejtë e heroike të UÇK-së!, ka shkruar deputeti Elmi Reçica, me rastin e shënimit të 21 vjetorit të Masakrës së Reçakut.