Ferizaj

Reçica: Ligji për sponsorizimin e sportit, kapitull i ri për zhvillimin e sportit dhe të artit

By FerizajPress

June 27, 2019

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Ligjvënësit kosovarë kanë votuar me 73 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim, njofton Klan Kosova.

Deputeti  Elmi Reçica përmes një postimin në rrjetin social facebook ka uruar sportistët me rastin e miratimit të këti  harmonizimi të ligjit  për sponsorizime.

“ Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot përmes mbështetjes dhe votimit për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, mundësuan hapjen e kapitullit të ri për zhvillimin e sportit dhe të artit, përfundimisht me këtë veprim, rininë, sportin dhe kulturën e vendosëm si prioritet të interesit nacional dhe shoqëror. Jam thellësisht i bindur se do të jetësohet dhe realizohet, përkrahja, promovimi dhe mbështetja e veprimtarive dhe aktiviteteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe një mundësi e mirë të zbulohen dhe zhvillohen talentët e rinj e që janë të shumtë në këto fusha.Urime”  ka shkruar Reçica