Ferizaj

Reçica: Kosova do të jetë nikoqir i Samitit Evropian të kryetarëve të komisioneve parlamentare

By FerizajPress

January 19, 2017

Kryetari i komisionit për punë të jashtme, Elmi Reçica, ka njoftuar  se nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme  në muajin shkurt  Prishtina do të jetë nikoqir i  Samitit evropian  i komisioneve parlamentare të vendeve evropiane.

Reçica ka thënë se në takimin e parë të sesionit pranveror, Komisioni për Punë të Jashtme pati për shqyrtim shumë çështje të cilat u radhitën në rendin e ditës.

“Në mesin e çështjeve të cilat u diskutuan gjatë mbledhjes së sotme, u bisedua lidhur me organizimin e Samitit të kryetarëve të komisioneve parlamentare për punë të jashtme të vendeve evropiane.Kjo ngjarje e rëndësishme do të mbahet në Prishtinë nga data 19 deri më 21 shkurt nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme, në fokus të punimeve të këtij samiti do të jetë tema: E ardhmja e Ballkanit në Evropë dhe Integrimet Euroatlantike” ka thënë Reçica.