Lajme

Reçica konfirmon ministrat e rinj të PDK-së – pret aprovimin e Mustafës (VIDEO)

By FerizajPress

May 13, 2016

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosoëvs ka marrë vendim që partnerit të koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht kryeministrit Isa Mustafa t’ia propozojë tre emra për ndryshime në koalicionin qeveritar.

Elmi Reçica, anëtar i kryesisë, ka thënë për Info Magazine të Klan Kosovës se Gani Goci do të propozohet për Ministër të Drejtësisë, Enver Hoxhaj për Ministër të Jashtëm dhe Hajredin Kuçi në postin e Zëvendëskryeministrit.

Sipas tij emrat e rinj do të jenë energji e re për qeverinë e vendit, ndërsa presin që kryeministri Isa Mustafa t’i aprovojë këto propozime.

“Deri tani ka funksionuar gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pres që Mustafa t’i aprovojë këto propozime. Besoj që për shkak të volumit të madh të punëve do të ketë angazhim të shtuar për realizimin e objektivave”.