Ferizaj

Reçica: Koncepti i PDK mbështet fuqishëm neutralitetin dhe bashkëjetesën në harmoni të besimeve fetare

By FerizajPress

September 19, 2019

“Takim me drejtuesit e Bashkësisë Islame në Ferizaj, bashkarisht me kryetarin e Ferizajt dhe me kandidatët për deputetë nga dega e Ferizajt, biseduam për neutralitetin e çështjeve që lidhen me organizimet fetare, theksuam se koncepti politik i PDK-së, mbështet fuqishëm neutralitetin dhe bashkëjetesën në harmoni të besimeve fetare në Kosovë, që përgjatë gjithë historisë sonë kombëtare e deri sot është shembulli dhe veçanti e çmuar e kombit tonë. ” shkruan Reçica

Poashtu u theksua roli pozitiv i praktikimit të fesë nga ana e Bashkësisë Islame, ruajtja ndaj ndikimeve globale, luftimi i dukurive negative në shoqëri, kontributi në luftën e UÇK-së dhe në shtetndërtim.