Ferizaj

Reçica: Jemi krenar që Kosova është vendi më pro-amerikan në botë

By FerizajPress

July 17, 2020

Gjatë ditës së sotme deputet dhe anëtarë të grupit të Lutjeve të Mëngjesit kanë pritur z. Todd Hendriks  pjesë e Lutjeve të Mëngjesit të Kongresit Amerikan’

Këtë përmes një postimi në rrjetin social e ka bërë të ditur deputeti Elmi Reçica , i cili ka thënë   se jemi krenar me faktin që Kosova është vendi më pro-amerikan në botë dhe me miqësi speciale dhe të përhershme me SHBA-të.

Ky është postimi i plotë  i deputetit Elmi Reçica

Bashkë me kolegët deputetë dhe anëtarët tjerë të grupit të Lutjeve të Mëngjesit, pritëm në takim z. Todd Hendriks, i cili është pjesë e Lutjeve të Mëngjesit të Kongresit Amerikan, që po qëndron në vizitë në Kosovë i shoqëruar nga djali i tij, Austen Hendriks.

Me këtë rast, bashkëbiseduam për situatën lidhur me pandeminë e Covid-19, gjendjen socio-ekonomike në vend, rrethanat e krijuara pas njoftimit të zyrës së prokurorit të specializuar lidhur me propozim aktakuzat, bashkëpunimi në mes të partive politike, raportet ndërnjerëzore e ndërnacionale, përkushtimin për paqe, sukses, jetë më të mirë, si dhe stabilitetit në rajon dhe në tërë botën.

Jemi krenar me faktin që Kosova është vendi më pro-amerikan në botë dhe me miqësi speciale dhe të përhershme me SHBA-të.